Monumenti madhështor i fshehur nën Gjergj Kastriotin në Durrës

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 28.

Gërmimet që nisën fillimisht për të rindërtuar pas tërmetit gjimnazin historik të Durrësit, “Gjergj Kastrioti”, zbuluan një strukturë arkeologjike unike për Shqipërinë dhe që përbëhet nga 16 dhoma, e të paktën 4 pishina. 

E zbukuruar me 5 mozaikë, ajo mund të ketë qenë një vilë e madhe luksoze, por ndoshta edhe një tempull. Megjithatë ky zbulim arkeologjik është një mundësi e re që Durrësi dhe Shqipëria të ketë një pol të ri arkeologjik.

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 28

Mësoni më shumë për këtë zbulim përmes videos më lart dhe intervistave me arkeologun, Luan Përzhita, që drejtoi projektin kërkimor dhe të arkeologes Berbis Islami, që u fokusua tek mozaikët e zbuluar.

Ekipi realizues:  

Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Luan Përzhita dhe Dorian Hatibi;
Video-produksioni: Arlind Veshti.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109