Kodikët e Beratit, thesari i purpurt i Shqipërisë

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 29.  

Dokumenti historik më i vjetër që ruhet sot në Shqipëri ka mbërritur tek ne përmes sakrificës së banorëve të Beratit. Me ardhjen në pushtet të Perandorit Bizantin Justiniani, u urdhëra kopjimi dhe ruajtja e dokumenteve historike. 

Pikërisht në shekullin VI daton edhe “Kodiku i parë i Beratit”, i shkruar me pergamenë të purpurt dhe që përmban ungjijtë sipas Mateut dhe Markut. Ndërsa Kodiku i dytë me germa prej ari, përmban tekstin e plotë të katër ungjijve. 

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 29

Mësoni më shumë përmes videos më lart dhe ndiqni intervistën me Anila Droboniku, ciceronen e Muzeut Kombëtar Ikonografik Onufri, që rrëfen përpjekjet shekullore të pushtuesve për t’i grabitur ato dhe se si u zbulua sekreti se ku fshiheshin ato, duke i transferuar në fondet shtetërore, pas zbulimit më 12 gusht 1968, aty ku ishin fshehur brenda Kalasë së Beratit, nën dyshemenë e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, që sot është përshtatur në Muzeun Ikonografik Kombëtar Onufri.

Ekipi realizues:  

Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Geri Emiri;
Video-produksioni: Arlind Veshti;

Referenca:

1. “Kodikët e Shqipërisë”, Autorë: Alfred Moisiu, Aleks Buda, Anthimus Alexoudes, Erich Trapp, Johannes Koder, Kaliopi Naska, Koïchiro Matsuura, Kosta Naçi, Llambrini Mitrushi, Nevila Nika, Pierre Batiffol, Roderic L. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa, Tiranë, 2003;

2. “Kodiku i Purpurt i Beratit”, Banka e Shqipërisë;

3. Fotot e kodikëve: Media Amfora.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109