Këshillimi për karrierën, një model shërbimi për të rinjtë në nivel vendor

Sot të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi pas nuk e gjejnë vetën të integruar në tregun e punës. Zgjedhja e arsimit apo angazhimit profesional që në krye të herës dikton drejtimin e punës që do të bësh në të ardhmen.

Të rinjtë e Durrësit hasin vështirësi në lidhje me përfaqësimin e tyre sepse nuk ka një strukturë të dedikuar për ta. Këtë situatë e rëndon edhe më shumë gjendja pas tërmetit sepse të gjitha fondet dhe mundësitë po përdoren për përmirësimin dhe vënien në funksion të strukturave më shumë të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”, në bashkëpunim me “Risi Albania”, po advokojnë për të prezantuar Shërbimin e Këshillimit të Karrierës, pikërisht për të sjell këtë shërbim shumë të nevojshëm dhe që mungon në bashkitë e vendit.

Koalicioni për Shërbimin e Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Durrës, i përbërë nga: Organizata Udhëtim i lirë – “Liberi di Viaggiare”, Organizata Fondacioni Arsimor Shqiptar (FASH), Qendra Durrësi Aktiv, Qendra Rinore Perspektiva, “Youth Activity Center” dhe “Bicycle Durrës”, që po angazhohet të trajtojë dhe të adresojë çështjen e këshillimit të karrierës për të rinjtë, me qëllim edukimin dhe punësimin e tyre në qytetin e Durrësit.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj iniciative, në intervistën e mësipërme në audio (Podcast), do të njiheni me  anëtarët e koalicionit, nga Organizata FASH, Qendra Durrësi Aktiv dhe “Youth Activity Center”, të cilët adresojnë çështjen e këshillimit të karrierës për të rinjtë, me qëllim edukimin dhe punësimin e tyre në qytetin e Durrësit.

Producente: Livia Kreko

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.