Hebrenjtë e Vlorës, model i bashkëjetesës

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 30.  

Ndryshe nga aktualiteti gjeopolitik, shqiptarët kanë dëshmuar një histori të jashtëzakonshme, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje nga myslimanët. Historia e tyre në brigjet tona nis që në shekullin e parë të Erës Sonë, duke vijuar në mesjetë dhe deri me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore. 

Në Vlorë ata lanë gjurmë të thella dhe kishin një komunitet të madh, sa që në vitin 1520, nga rreth 4000 banorë që kishte qyteti, më shumë se 2700 ishin hebrenj.

“Kultura në 1 Minutë” – Video-episodi 30

Hebrenjtë e Vlorës ndërtuan aty një sinagogë dhe sot në qytet ende ruhet toponimia e tyre. Mësoni më shumë për bashkëjetesën model që ata ndërtuan në Vlorë, përmes kujtimeve në videon më lart, të Skënder Spahiut, aktualisht drejtor i Muzeumeve Lokale në Vlorë, që tregon edhe për projektin muzeal që do të paraqesi historinë e tyre në Shqipëri.

Ekipi realizues:  

Producent dhe narrator: Geri Emiri;
Informacioni historik: Dorian Hatibi;
Video-produksioni: Arlind Veshti;

Referenca:

  1. Jakoel Josef. Izraelitët në Shqipëri. Tiranë 2020
  2. Grup Autorësh. Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë 2008
  3. Nika Nevila. Jews in the central state archive. Tiranë 2016

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109