RRETH AMFORA.AL 

Media Amfora u themelua në vitin 2017 dhe është e profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore në Shqipëri. 

Publikimi online i Medias Amfora (www.amfora.al) ka në fokus raportimin me qasje hulumtuese dhe promovuese për arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. 

VLERAT TONA:

Informimi mbi arkeologjinë, historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore, me qëllim njohjen dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

BASHKOHUNI ME NE:

Na ndihmoni të vazhdojmë misionin tonë për informimin mbi historinë tonë, promovimin dhe njohjen e identitetit kombëtar. 

Puna jonë për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe për të ruajtur arkeologjinë është një angazhim me kohë të plotë. Ne na duhet ndihma juaj për të vazhduar punën tonë dhe çdo mbështetje vlerësohet shumë.

Ne duam të vazhdojmë të prodhojmë videot e ciklit “Kultura në 1 minutë” (klikoni KËTU) dhe kemi nevojë për mbështetjen tuaj financiare.

ÇFARË DUAM TË REALIZOJMË?

Ne duam që të punojmë për krijimin e 5 video-serive të cilat sjellin informacione të spikatura edhe për periudhën moderne të kombit shqiptar. Ato do të jenë për temat më poshtë:

1. Perënditë ilire;

(Besimi i shqiptarëve dhe paganizmi);

2. Luftërat detare në brigjet e Shqipërisë;

3. Qyteti ku pushoi “Perandori i kuq”.

(Vizita e Nikita Hrushovit në Durrës dhe loja e spiunazit sovjet gjatë viteve’ 45-60);

4. Porta e parajsës;

(Eksodi masiv i shqiptarëve i fillim viteve’ 90 drejt Europës);

5. Kur Bjeshkët zbriteën në Det;

(Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK dhe roli i Durrësit).

SI DO TË PËRDOREN DONACIONET?!

Çdo donacion shkon për pagesën e grupit të punës dhe mbështetjen për realizimin e videove në terren.

Për realizimin e një videoje kosto është shpjeguar më poshtë:

DHURONI PËR HISTORINË TONË:

Ne na duhet të mbledhim në total një buxhet në vlerën 1000 euro. 

Nëse dëshironi të bëni një donacion për të mbështetur punën tonë për realizimin e 5 video-serive “Kultura në 1 minutë”, mund ta realizoni përmes linkut më poshtë (ose klikoni KËThttps://www.paypal.com/paypalme/amforamediaU):

WWW.PAYPAL.ME/AMFORAMEDIA