Ballafaqimi me anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe peticioni rrit transparencën në Bashkinë Durrës

Ky është reportazhi i katërt nga pesë të tillë, të realizuar në kuadër të projektit “Durrësi aktiv për një bregdet të pastër”, zhvilluar nga Qendra Durrësi Aktiv dhe mbështetur nga “Lëviz Albania”.

Projekti synon nxitjen e aktivizmit qytetar në vendimmarrjen e pushtetit lokal, për të sjellë zgjidhjen e problemit të derdhjes së ujërave të zeza në lagjen numër 1 të qytetit, përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe plazhit të Currilave.

Në reportazh do të njiheni me: 1. Prezantimi dhe diskutimi për projektin; 2. Diskutimi me anëtarët e Këshillit Bashkiak Durrës; 3. Dërgimi i kërkesës tek Këshilli Bashkiak Durrës; 4. Dorëzimi i peticionit në Bashkinë Durrës.

Video-reportazhi u realizua nga Amfora Production.

Ideja dhe zbatimi: Geri Emiri, producent.

Narratore dhe përkthyese: Livia Kreko.

 Ai u realizua më datë 17 janar 2019.

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.