Dezinformimi mbi sigurinë
Dezinformimi mbi çështjet e sigurisë po shndërrohet në një fenomen të përhapur në shoqërinë shqiptare. Në episodin e parë të podkastit “Diskuto”, analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani analizon mënyrat se si aktorët e jashtëm po përdorin narrativat e rreme për të ndikuar në perceptimin publik.
Dezinformimi në fushën e sigurisë përfaqëson një sfidë të gjerë për shoqërinë, duke ndikuar mënyrën se si ndërtohen perceptimet publike dhe qëndrimet ndaj çështjeve me interes të lartë publik.
Në episodin e parë të emisionit “Diskuto”, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, diskutoi mbi narrativat e manipuluara dhe informacionet e pasakta qarkullojnë në hapësirën publike, duke ndikuar jo vetëm debatin mediatik, por edhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe politikave që lidhen me sigurinë.
Për më shumë ndiqni diskutimin më lart, që e zgjeron vëmendjen edhe te roli i mediave, shoqërisë civile dhe aktorëve institucionalë në trajtimin e çështjeve komplekse të sigurisë, ku mungesa e kontekstit, verifikimit dhe analizës kritike krijon terren për keqinformim.
Ekipi realizues:
Producent: Geri Emiri;
Ideja dhe moderimi: Ruel Domi;
Ideja dhe moderimi: Ekipi i Medias Amfora.