“Qyteti që Rrëfen”, libri me historinë e përmbledhur të familjeve durrsake
Nisma “Qyteti që Rrëfen” ka sjellë 6 përmbledhje të quajtura “pasaporta e familjes”, publikuar më herët për familjet më të rëndësishme dhe të vjetra në Durrës, janë sjellë në një libër që paraqet kontributin e jashtëzakonshëm në historinë e qytetit të figurave që dolën nga familjet: Tedeschini, Myderrizi, Kaçulini, Myshketa, Nushi dhe Vlashi.
Please wait while flipbook is loading. For more related info, FAQs and issues please refer to DearFlip WordPress Flipbook Plugin Help documentation.
Nisma “Qyteti që Rrëfen” ka dokumentuar historitë e 6 familjeve të vjetra në Durrës, duke i përmbledhur në një format kreativ, të quajtur pasaporta e familjes dhe që synon të orientojë të rinjtë drejt të kaluarës, me qëllim që të vlerësojnë të tashmen dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Ajo u ndërmor nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, të apasionuar pas kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, përmes mbështetjes së Leviz Albania, një Projekt i agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, SDC.
Ato janë përmbledhur duke sjellë një libër dedikuar këtyre familjeve dhe figurave të tyre, përmes intervistave me trashëgimtarët, kërkimit në arkivat zyrtare, ato të familjeve, fletoret zyrtare, dorëshkrimet, publikimet e ndryshme dhe përzgjedhja e familjeve u realizua mbi kriteret:
1. Familje të cilat janë të pranishme në Durrës të paktën që nga fundi i shekullit XIX apo fillimi i shekullit XX;
2. Familje nga të cilat kanë dalë të paktën 2 breza intelektualësh apo personalitetesh të shquara politike, sociale dhe fetare;
3. Familje të cilat vazhdojnë të jetojnë në Durrës dhe të jenë aktive në jetën komunitare.