Thirrje për Video-Editor

Qendra Amfora shpall thirrjen për angazhimin e një eksperti për realizimin e videove, në rolin e Video-editorit/Montazhierit multimedial, për të mbështetur prodhimin e përmbajtjeve vizuale dhe projekteve mediatike. Roli kërkon ofrimin e shërbimit “part-time” dhe përfshin xhirim-montazh videosh, krijim grafikash dhe përmbajtjesh kreative për rrjetet sociale. Aplikoni deri më 5 tetor 2025.

Qendra Amfora, publikuese e medias Amfora.al, shpall një thirrje për angazhimin e një Video-Editori/Montazhieri Multimedial, për të mbështetur prodhimin e përmbajtjeve vizuale dhe projekteve në fushën e medias dhe të shoqërisë civile.

Ky rol është i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të përmbajtjes multimediale të Amforës, duke kontribuar në krijimin e historive që tejkalojnë lajmin e përditshëm dhe lidhen me çështje me interes publik.

Detyrat kryesore

  • Prodhimi dhe montazhi i videove për projekte multimediale, dokumentarë të shkurtër, podcast-e me video dhe materiale të tjera vizuale të Amfora.al.
  • Përpunimi i zërit, ngjyrave dhe efekteve vizuale për të siguruar produkte cilësore dhe estetikisht tërheqëse.
  • Konceptimi dhe realizimi i përmbajtjes kreative për rrjetet sociale dhe platformat digjitale (YouTube, Instagram, Facebook, etj.).
  • Bashkëpunimi me gazetarët, redaktorët dhe fotografët për zhvillimin e narrativave vizuale me ndikim publik.
  • Organizimi, ruajtja dhe arkivimi i materialeve multimediale sipas standardeve të organizatës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë dhe/ose eksperiencë relevante në multimedia, arte pamore, komunikim ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 1–2 vite eksperiencë në xhirim dhe montazh video (preferohet në media, OJF ose produksione kreative).
  • Njohuri të mira mbi pajisjet e filmimit dhe ato audio.
  • Aftësi në përdorimin e programeve si Adobe Premiere Pro, DaVinci Resolve, After Effects ose të ngjashme.
  • Disponueshmëri për xhirime në studio dhe në terren, kryesisht në Qarkun e Durrësit dhe sipas nevojës edhe në qarqe të tjera.
  • Kreativitet, aftësi përshtatjeje sipas audiencës dhe platformës, menaxhim kohe dhe etikë pune.

Kushtet e angazhimit

Lloji i kontratës: Kontratë shërbimi, me projekte që mund të rinovohen.

Vendi i punës: Në distancë ose në selinë e Qendrës Amfora, Rruga “Aleksandër Goga”, Ndërtesa nr. 99, Kati 2, Durrës.

Infrastruktura: Pajisjet e filmimit, montimit dhe editimit ofrohen nga Qendra Amfora.

Paga: Sipas referencave të tregut, por për këtë aplikim nga ana juaj kërkohet një Ofertë financiare, duke përfshirë normën ditore të punës në monedhën euro (EUR).

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë në adresën: qendraamfora@gmail.com

  1. CV (Curriculum Vitae);
  2. Letër interesi (deri në 1 faqe) ku shpjegohet motivimi dhe përshtatja me misionin e Qendrës;
  3. Portofol (link ose bashkëngjitje me punë të realizuara);
  4. Emrat dhe kontaktet e dy referencave profesionale;
  5. Modelin e Ofertës Financiare – Sipas modelit (klikoni këtu).

Afati i fundit për aplikim: 5 tetor 2025, ora 23:59.

Kontakte për pyetje:

Email: qendraamfora@gmail.com

Celular: +355 69 69 30 500

Njihuni me më shumë detaje për thirrjen përmes ftesës, duke klikuar këtu.

*Për kandidatët e përzgjedhur për intervistë: Me email do të njoftohen vetëm ata që kalojnë në këtë fazë.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Lajme të ngjashme


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *