Në Durrësin e përmbytur, aty ku uji hyri në jetën e përditshme 

Uji përmbyti banesa, biznese, rrugë dhe institucione, duke përfshirë pothuajse të gjithë Durrësin dhe duke ndërprerë ritmin e përditshëm të jetës. Qyteti vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve, ndërsa gjurmët e ujit mbeten të dukshme në hapësirat urbane dhe përreth tyre.

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Velierën në Durrës si “vepër të bukur urbane”, ndërsa projekti ka kushtuar rreth 10 milionë euro dhe mbetet simbol i betonizimit të qytetit bregdetar. Ndërtimi i kontestuar shkaktoi protesta pas dëmtimeve të trashëgimisë arkeologjike pranë Kullës Veneciane, duke e lënë Durrësin me një plagë të hapur mbi historinë e tij.

Nga “Veliera te Pameba”, eksplozivët shënjestrojnë mjediset pranë Vangjush Dakos

Policia e Durrësit njoftoi se një sasi e dyshuar si lëndë shpërthyese u gjet mbrëmjen e së shtunës në një vazo lulesh, në ndërtesën e ish-hotel “Pameba”. Objekti në pronësi të familjarëve të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, prej vitesh është i mbyllur për publikun, por frekuentohej shpesh prej tij dhe bashkëpunëtorëve.

Fushata e Sakos lë në mjegull mbarimin e Sheshit Veliera

Kryebashiakia e Durrësit Emiriana Sako, që garon për një mandat 4 vjeçar, e la të paqartë përfundimin e sheshit “Veliera”, duke shpjeguar se puna varet nga grupet e montimit që do të mbërrijnë nga jashtë vendit dhe nuk identifikoi një datë përfundimtare për punimet.

Veliera, binaja e lënë në mes dhe që “gllabëroi” fondet publike

6 vite nga fillimi i punimeve për sheshin e kontestuar “Veliera”, ende nuk ka një përgjigje se kur do të përfundojë projekti i Bashkisë Durrës. Binaja prej hekuri ka marrë deri më tani 863 milion lekë, ndërsa bashkia ja faturon fatin e investimit Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera”

Pesë vjet pas fillimit të punimeve, projekti kontrovers “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërsa kostot kanë kapërcyer në 9 milionë euro. Dëmtimi i gjetjeve arkeologjike dhe imazhit të qytetit vijon t’i zemërojë qytetarët, ndërsa shoqëria civile kërkon rihapjen e hetimeve për zyrtarët e përfshirë. Një autovinç me krah të gjatë rreth 30 metra është shfaqur … Continued

‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

*Bashkia harxhoi miliona euro nëpërmjet programit të Rilindjes Urbane për t’i dhënë një imazh të ri dy shesheve kryesore të Durrësit, por kritikët ankohen se projektet nuk respektuan trashëgiminë historike dhe memorien kolektive të qytetit bregdetar. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka … Continued

Pas rifillimit të “Velierës”, rrafshohet shumica e zbulimeve arkeologjike

Rifillimi i punimeve për ndërtimin e projektit ‘Veliera’ në Durrës javët e fundit, ka lënë pas vetëm një pjesë të mureve të zbuluara, pasi pjesa tjetër u shemb me mjete të rënda, për shkak se vijimi i projektit parashikonte ndërtimin e njërës prej këmbëve të “Velës” mbi to. Në mungesë të monitorimit arkeologjik në ditët … Continued

Ekskavatorët e ‘Velierës’ shkatërrojnë muret e konakut të Princ Vidit

Rifillimi i punimeve për ndërtimin e projekti ‘Veliera’ në Durrës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një shekull më parë si konak për Princ Vidin. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Mjetet e rënda u rishfaqën gjatë fundjavës dhe gërmimet e ekskavatorit kthyen në një pirg gurësh, … Continued