Kur restaurimi mohon identitetin

Restaurimi i Rrugës “Naim Frashëri”, pjesë e Qendrës Historike të Pogradecit ka zëvendësuar heterogjenitetin e portave, dritareve, materialeve dhe detajeve arkitektonike me një gjuhë të standardizuar. Nën një imazh më të rregullt dhe koherent, janë zbehur shtresëzimet historike, individualiteti i ndërtesave dhe gjurmët e kohës që formonin identitetin e rrugës.

Sarajet e Toptanëve, prej vitit 1837 i rezistojnë kohës në zemër të Tiranës

Sarajet e Toptanëve, një nga monumentet më të rralla të Tiranës historike, vazhdojnë t’i rezistojnë kohës mes kullave moderne të kryeqytetit, pranë Kalasë së Tiranës. E ndërtuar në vitin 1837, ndërtesa është një nga shembujt më të mirë të arkitekturës civile osmane të shekullit XIX dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e qytetit.

Gjurmë të krishterimit dhe hebraizmit në Bazilikën e Onhezmit

Bazilika e Onhezmit që daton prej shekujve V-VI, qëndron në qendër të Sarandës si një nga dëshmitë më të hershme të qytetit. E ndarë në tre pjesë të brendshme dhe e shoqëruar nga një sinagogë në krahun perëndimor, kompleksi dëshmon për një qytet me jetë të pasur kulturore dhe fetare.

Prokuroria dhe gjykata fshehën krimin arkeologjik të Kompanisë Kastrati

Shkatërrimi i një prej simboleve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në Porto-Romano, gjatë ndërtimit të portit të hidrokarbureve sipas Prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit nuk përbën vepër penale. Pas një hetimi 4 vjeçar, ata u fshehën pas një akt-ekspertize që tregonte një situatë ndryshe nga e vërteta në terren dhe pushuan çështjen ndaj Kompanisë Kastrati.

Investime me pikatore: Qeveria i lë parqet arkeologjike në harresë

Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë së COVID-19, vizitorët po rikthehen sërish në parqet arkeologjike dhe kalatë historike të vendit. Por ndërsa shifrat tregojnë rritje të ardhurash nga shitja e biletave, investimet në gjashtë vitet e fundit kanë qenë vetëm 3.2 milionë euro – një pjesë e së cilave nga donacione të … Continued