Tyrbja e Nuses, monumenti i heshtur i një legjende
Katër kolona, një kupolë e vjetër dhe një legjendë që i mbijetoi shekujve. Tyrbja e Nuses në Mullet mbetet një nga monumentet më misterioze dhe më tërheqëse të trashëgimisë tiranase.
Katër kolona, një kupolë e vjetër dhe një legjendë që i mbijetoi shekujve. Tyrbja e Nuses në Mullet mbetet një nga monumentet më misterioze dhe më tërheqëse të trashëgimisë tiranase.
Aktivistët e Shoqatës “Sebastia” kërkojnë auditim dhe transparencë për mënyrën si u menaxhua ndërhyrja në “Urën e Zogut”, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, pasi reshjet e dimrit kanë vënë në rrezik këmbën e urës në pjesën veriore.
Bizhuteritë e Kurorës franceze u vodhën nga Galeria e Apollonit në Muzeun e Luvrit në Paris për vetëm shtatë minuta, në një operacion të mirëorganizuar që autoritetet e kanë cilësuar si ‘jashtëzakonisht të sofistikuar’. Sipas mediave franceze, hetimet vijojnë ndërsa ngrihen kritika për mangësitë në sigurinë muzeale dhe funksionimin e sistemeve të alarmit në muze.
Tuma e Kamenicës është një prej monumenteve prehistorike më të mëdha e më të rëndësishme në Shqipëri. Ajo ndodhet në Qarkun e Korçës dhe ka shërbyer si varrezë e një komuniteti rural që jetoi mes epokës së Bronzit dhe Hekurit. Gërmimet arkeologjike të viteve 2000-2007 zbuluan më shumë se 400 varre, qindra skelete dhe mijëra objekte, duke na treguar shumë për jetën, aktivitetin dhe të përditshmen e këtij komuniteti.
Hamami i Durrësit i ndërtuar në shekullin XVIII, një nga dhjetë hamamet e mbetur në vendin tonë nga periudha osmane, i shtohet listës së objekteve të vizitueshme në qytet. Tre vite pasi godina i’u nënshtrua rikonstruksionit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ka përfunduar puna dhe monumeti ofrohet me shërbime dixhitale, ndërkohë që Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik nuk janë ende gati edhe pse kanë kaluar afatet.