“Shiten në treg për 5 mijë lekë”, Policia arrestoi 2 persona për trafikimin e veprave të artit
Policia e Fierit arrestoi dy persona dhe sekuestroi 107 vepra arti, të dyshuara si të trafikuara nga Greqia me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Një prej të ndaluarve i përkiste komunitetit rom, përfaqësues të së cilit kundërshtuan arrestimin dhe deklaruan se vepra të tilla i shisnin për pak lek, pasi i deklaronin në doganë.