Gjurmë të krishterimit dhe hebraizmit në Bazilikën e Onhezmit

Bazilika e Onhezmit që daton prej shekujve V-VI, qëndron në qendër të Sarandës si një nga dëshmitë më të hershme të qytetit. E ndarë në tre pjesë të brendshme dhe e shoqëruar nga një sinagogë në krahun perëndimor, kompleksi dëshmon për një qytet me jetë të pasur kulturore dhe fetare.

Butrinti, “parajsa arkeologjike dhe mjedisore” e Shqipërisë

Parku Kombëtar i Butrintit gjendet midis ujërave të liqenit dhe të Detit Jon, duke gërshetuar një peizazh mbresëlënës. Rrënojat arkeologjike dhe monumentet ofrojnë dëshmi të zhvillimit të qyetit nga antikiteti deri në mesjetë, mishëruar në teatrin antik, bazilikën, mozaikët, portat antike dhe kullën veneciane.