Bido sulmon drejtoreshën e BIRN Albania dhe shtrembëron deklaratat e saj, reagojnë organizatat
Deklaratat e deputetit socialist Ardit Bido ndaj drejtoreshës së BIRN Albania, Kristina Voko, kanë shkaktuar reagime nga organizatat e medias dhe shoqërisë civile. Sipas tyre, deputeti ka shtrembëruar qëndrimet e saj mbi të drejtat e pakicave në media, duke e lidhur padrejtësisht me kundërshtimet ndaj projektit turistik në Zvërnec dhe duke përdorur gjuhë linçuese ndaj saj.