Ndahet nga jeta Kujtim Buza, piktori që i dha shpirt peizazhit

Kujtim Buza u nda nga jeta pas një veprimtarie shumëvjeçare në artet figurative shqiptare, duke lënë gjurmë veçanërisht në gjininë e peizazhit, ku natyrën, dritën dhe ngjyrën i shndërroi në ndjenjë e poezi në telajo. I biri i piktorit Abdurrahim Buza, u rrit pranë artit, por ndërtoi stilin e vet krijuese, duke i dhënë peizazhit shqiptar një identitet që kolegët e lidhin me ndjeshmërinë, atmosferën dhe shpirtin e krijimtarisë së tij.