Organizatat e gazetarëve kundër deklaratës të Kryeministrit për të ardhmen e RTSH

Organizata vendore dhe rajonale të gazetarëve kanë reaguar ndaj qëndrimeve të shprehura nga Kryeministri Edi Rama për të ardhmen e transmetuesit publik. Në deklarata të ndara, ato shprehin shqetësim për mundësinë e mbylljes, privatizimit apo ndërprerjes së financimit dhe kërkojnë reforma të bazuara në ligj dhe procese transparente.

Rrjeti i gazetarëve kritikon gjuhën e Kryeministrit ndaj Klodiana Lalës

Rrjeti “SafeJournalists” ka kritikuar gjuhën e Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala, duke theksuar se pyetjet kritike nuk u shoqëruan me përgjigje institucionale. Sipas rrjetit, zhvendosja e debatit drejt sulmit personal dobëson debatin publik dhe ushtron presion ndaj gazetarisë.

 Në Durrësin e përmbytur, aty ku uji hyri në jetën e përditshme 

Uji përmbyti banesa, biznese, rrugë dhe institucione, duke përfshirë pothuajse të gjithë Durrësin dhe duke ndërprerë ritmin e përditshëm të jetës. Qyteti vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve, ndërsa gjurmët e ujit mbeten të dukshme në hapësirat urbane dhe përreth tyre.

Në pritje të ujit: Jeta me çizme dhe thasë rëre në Durrës

Në Durrës përmbytja nuk erdhi me kulmin e shiut. Ajo erdhi më pas, kur uji gjeti rrugën drejt shtëpive. Në Porto-Romano, banorët thonë se kjo është hera e parë që uji nuk u ndal në oborr, por hyri brenda, duke dëmtuar gjithçka dhe duke ngritur dyshime për mosfunksionimin me eficiencë të hidrovorit të qytetit.

Shpallje e gjendjes së emergjencës, protesta e radhës në Durrës

Në Durrës u zhvillua protesta e radhës në reagim ndaj përmbytjeve që prej disa ditësh kanë prekur zona të ndryshme të qytetit. Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës, thellimin e hetimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme institucionale për përballimin e situatës.