I paraburgosuri arratiset nga Spitali i Durrësit
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasje dhe përfshirje në organizatë kriminale, u arratis gjatë qëndrimit në Repartin Infektiv të Spitalit Rajonal në Durrës.
Altin Ndoci, i akuzuar për vrasje dhe përfshirje në organizatë kriminale, u arratis gjatë qëndrimit në Repartin Infektiv të Spitalit Rajonal në Durrës.
Uji përmbyti banesa, biznese, rrugë dhe institucione, duke përfshirë pothuajse të gjithë Durrësin dhe duke ndërprerë ritmin e përditshëm të jetës. Qyteti vijon të përballet me pasojat e përmbytjeve, ndërsa gjurmët e ujit mbeten të dukshme në hapësirat urbane dhe përreth tyre.
Në Durrës përmbytja nuk erdhi me kulmin e shiut. Ajo erdhi më pas, kur uji gjeti rrugën drejt shtëpive. Në Porto-Romano, banorët thonë se kjo është hera e parë që uji nuk u ndal në oborr, por hyri brenda, duke dëmtuar gjithçka dhe duke ngritur dyshime për mosfunksionimin me eficiencë të hidrovorit të qytetit.
Në Durrës u zhvillua protesta e radhës në reagim ndaj përmbytjeve që prej disa ditësh kanë prekur zona të ndryshme të qytetit. Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës, thellimin e hetimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme institucionale për përballimin e situatës.
Pas shpëtimit dhe transferimit në Gjermani të një luani dhe një ariu të mbajtur ilegalisht në vend, operacioni vlerërohet si një përjashtim i rrallë në një realitet shqetësues. Ai nxjerr në pah boshllëqet ligjore dhe dështimin e institucioneve për të parandaluar mbajtjen dhe tregtinë e paligjshme të faunës së egër.
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës, në protestën e radhës i kërkuan Këshillit Bashkiak të ngrejë zërin për të ndaluar dhe riparë projektin, duke theksuar se janë shkelur procedurat ligjore dhe mungon transparenca në vendimmarrje.
Fotografi italian Fabrizio Loiacono hapi në Durrës ekspozitën e tij të parë në Shqipëri, titulluar “Glance off it”, Rrëshqitje, me 16 fotografi abstrakte. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 5 deri më 28 shtator.
Policia e Durrësit arrestoi ish-kreun e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili, i akuzuar për ndërtim pa leje në Ishëm gjatë kohës që ushtronte detyrën. Halili drejtoi institucionin nga maji i vitit 2018 deri në prill të vitit 2021, kur u largua mes polemikave me bashkinë e qytetit bregdetar.
Biblioteka Publike e Durrësit vijon të funksionojë në dy mjedise të ndara, ndërsa bashkia e qytetit paguan më shumë për qira objekti sesa për pasurimin me libra, ndërkohë që ndërtesa qëndrore ka nevojë për ndërhyrje urgjente.
Manastiri “Fjetja e Shën Mërisë” Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ndodhet në Gjirokastër, po i nënshtrohet një procesi reastaurimi të plotë dhe shumë shpejt do të jetë në pritje të vizitorëve.