Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në mjedis dhe infrastrukturë

Studimi i Institutit të Vjenës tregon se Shqipëria po i afrohet Bashkimit Evropian kryesisht në digjitalizim, me vetëm 9 vite diferencë nga mesatarja e BE-së. Por vendi mbetet shumë prapa në arsim, mjedis, infrastrukturë dhe qeverisje, ku diferencat shkojnë deri në mbi 100 vite. Ndërsa në kuadrin rajonal vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqin ritme të pabarabarta progresi.

Inteligjenca Artificiale në shërbim të mashtrimit, rriten rastet e dezinformimit shëndetësor   

Artikuj të manipuluar që citonin aktorin Agron Llakaj duke promovuar një produkt dobësimi kanë nxitur reagime për abuzime me inteligjencën artificiale. Fotot e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale përdorën imazhin e tij për qëllime mashtruese, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla përbëjnë një formë të re dezinformimi që rrezikon besimin publik dhe shëndetin e qytetarëve.

BE: Shqipëria me progres të dukshëm, por liria e medias mbetet plagë e hapur

Në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, Komisioni Evropian prezantoi “Paketën e Zgjerimit 2025”, duke vlerësuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit. Lidhur me Shqipërinë raporti evidentoi sfida serioze për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shoqërisë civile. Pavarësisht progresit të kufizuar në disa fusha, BE thekson se rruga e Shqipërisë drejt integrimit mbetet e qëndrueshme.

Organizatat e medias thirrje për heqjen e masave ndaj “Focus Media Group”

Një grup organizatash ndërkombëtare dhe vendase për lirinë e medias i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare të heqin masat ndaj “Focus Media Group”, pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit më 9 gusht – që ndërpreu transmetimin e News 24 dhe pengoi punën e gazetarëve. Deklarata kërkon transparencë ligjore, mbrojtjen e pajisjeve, të drejtave të punonjësve, si edhe reagimin e kompanisë me një plan konkret.

Protestë për “paralizimin” e Televizionit News 24 dhe mediave të rrjetit

Punonjësit e “Focus Media Group”, së bashku me kolegët gazetarë, profesionistë dhe deputetë të opozitës zhvilluan një protestë para ndërtesës të Televizionit News 24 dhe Gazetës Panorama, pas marrjes së ndërtesës nga Policia e Shtetit dhe “Kompania KAYO”. Në protestën e organizuar kundër veprimeve që sollën edhe ndërprerjen sinjalit televiziv, u bë thirrje për lirimin e ndërtesës dhe rikthimin në punë të gazetarëve të rrjetit mediatik.

Policia ndërpret aktivitetin e Televizionit News 24, kërkon lirimin e ndërtesës

Policia e Shtetit rrethoi herët në mëngjesin e së shtunës mjediset e televizionit informativ News 24 në Tiranë, duke mos lejuar futjen e punonjësve në institucion dhe solli fikjen e sinjalit të transmetimit pas ndërprerjes së energjisë. Organizatat e medias në vend dhe gazetarët i dënuan veprimet si arbitrare dhe cenuese të lirisë së shprehjes.

Shkelet sërish afati, prej 3 vitesh Muzeu Arkeologjik në Durrës i mbyllur

Afati për përfundimin e ndërhyrjes në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, i cili po i nënshtrohet procesit të rikonstruksionit pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, është shkelur sërish rreth 3 vite pas nisjes së punimeve. Ndërtesa e objektit muzeal më të rëndësishëm arkeologjik në qytetin bregdetar nuk është hapur sipas parashikimit më 31 korrik, ndërsa ende nuk ka një datë për pritjen e publikut.

Teuta, mbretëresha e huazuar

Durrësi, vendlindja e perandorit Anastas, guvernatorit Leo Ravduhu, Leonik Tomeos, Jan Kukuzelit, varri i perandorit Ivan Vladislav dhe fushëbeteja midis Çezarit dhe Pompeut, Aleks Komnenit, Robert Guskardit, Bohemundit, Mehmetit II dhe Skënderbeut, qyteti për të cilin nga lashtësia në mesjetë “buçiste fama”, nuk ka asnjë nevojë të huazojë figura nga qytete të tjera, për tu ndjerë i rëndësishëm.