Akuzat për ekonominë gjatë fushatës së 11 Majit, partitë politike si burim i dezinformimit

Në fushatën e 11 Majit, partitë politike u shndërruan në fabrika premtimesh. Të majtë e të djathtë e përdorën ekonominë si skenë propagande, duke shpikur shifra dhe ndjenja. Njëra fliste për varfëri të skajshme, tjetra për bollëk që s’e sheh njeri. Dhe mes këtyre dy ekstremeve, qytetari i zakonshëm humbi, jo për mungesë parash, por për mungesë të së vërtetës.

Herakliti dhe jeta si ndryshim

Sa herë e kemi dëgjuar togfjalëshin “Hapësirë rehatie”? Sa herë kemi tentuar të bëjmë një ndryshim por kemi pasur frikë? Për Heraklitin jeta nuk është një poezi e qetë, por një lumë që rrjedh mes shkëmbinjsh, që përplas dhe shuan, që merr dhe jep, por që kurrë nuk ndalon. Dhe njeriu, nëse e kupton këtë, bëhet pjesë e një harmonie më të madhe se vetvetja i një harmonie që s’është paqe, por drejtësi; që s’është pushim, por ritëm; që s’është rregull i vendosur njëherë e mirë, por urtësi që e gjen rrugën në mes të ndryshimit me ndihmën e ‘Logos’-it.

UNESCO hap muzeun e parë botëror për objektet e trafikuara

UNESCO ka lançuar muzeun e parë virtual në botë të objekteve kulturore të vjedhura, një platformë digjitale që mbledh mbi 240 artefakte nga 46 vende. I prezantuar gjatë konferencës MONDIACULT 2025, muzeu shfrytëzon teknologji si modelimi 3D dhe realiteti virtual për të dokumentuar objekte që janë larguar nga vendlindja e tyre përmes trafikimit të paligjshëm.

Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

Zgjedhjet e pjesshme për 5 bashki sollën një tjetër fitore të thellë për partinë në pushtet, por me pjesëmarrje minimale të qytetarëve. Ky fenomen nuk është rastësor dhe ai reflekton humbjen e besimit te klasa politike, dobësimin e opozitës, si edhe konsolidimin e një pushteti që po bëhet gjithnjë e më autoritar. Shqipëria po përballet me një krizë përfaqësimi, ku fitorja elektorale nuk shoqërohet më me legjitimitet demokratik.