Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”: Banorët kundër projektit të rivitalizimit
Projekt-ideja për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit përfshin analizën e 434 ndërtesave të lagjes “Kala”, si bazë për ndërhyrjet e propozuara në zonën historike. Ndërsa institucionet e paraqesin rivitalizimin si një ndërhyrje për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e zonës, banorët kundërshtojnë mënyrën e trajtimit të objekteve, ndikimin mbi pronat dhe ndryshimet që mund të sjellë në një lagje të banuar prej brezash.