Mes Gurit të Përmetit dhe betonit: Banorët kundër Qendrës Multifunksionale 

Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale për Luginën e Vjosës në Përmet, vijon të shoqërohet me debate publike për vendndodhjen dhe ndikimin në peizazhin pranë Gurit të Përmetit, monument kulture dhe simbol i qytetit. Ndërsa punimet janë në zhvillim, rasti nxjerr në pah përplasjen mes vendimmarrjes institucionale dhe perceptimit të komunitetit lokal.