Gazetari Geri Emiri vlerësohet me çmim për shkrimet më të mira gazetareske

Platforma “Porta Vendore”, e ngritur nga Lëviz Albania, mbrëmjen e 17 qershorit ndau çmimet për shkrimet më të mira gazetareske të realizuara gjatë një viti dhe të publikuara në këtë platformë. Projekti financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim dhe implementohet nga koaliconi i 3 organizatave shqiptare. Aktiviteti nxorri në pah mbështetjen që i … Continued

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

Tre furra qeramike që besohet se i përkasin antikitetit të vonë u zbuluan në shtator 2017 ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës, por dy prej tyre u shkatërruan nga shirat në nëntor, ndërkohë që institucionet shtetërore dhe kompania private ia lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës.   *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Shirat në fund të muajit nëntor 2017 mbuluan me ujë … Continued

Gjetjet arkeologjike në “Albanopolis”, ngjallin shpresa për turizëm te banorët e Zgërdheshit

Pas 50 vjetësh “harrese” arkeologë  nga Shqipëria dhe Gjermania punuan për të nxjerrë në dritë pjesë të rrënojave të qytetit antik të Zgërtheshit, i pagëzuar që më 1854 si “Albanopolis”, qyteti që u dha njërin prej emrave shqiptarëve. *Autor: Geri Emiri | BIRN | Zgërdhesh Për vite me rradhë, askush veç deleve në kërkim të barit nuk ka ndaluar këtu … Continued

Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Projekti i bashkisë së Durrësit për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve rrezikojnë me zhdukje pjesën e mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake-dhe sipas arkeologëve një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar. *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Në fillim të … Continued

Monumentet e kulturës, “viktimë” e motit të keq dhe mungesës së restaurimeve

Mungesa e ndërhyrjeve restauruese në vite bëri që përmbytjet e fillimit  të dhjetorit të dëmtonin disa monumenteve të rëndësishme kulture, ndërsa reshjet ndikuan në shembjen e disa banesave në Gjirokastër dhe një muri të Kalasë së Libohovës.  *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Moti i keq i fillimit të dhjetorit shkaktoi probleme të shumta në Shqipëri, duke shkatërruar ura … Continued


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109