Resorti “Blue Borgo” sfidon peizazhin e Velipojës dhe ndez konfliktin për tokën

Në Rrjoll të Velipojës, brenda Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, resorti turistik “Blue Borgo” po avancon mes protestave për tokën dhe shqetësimeve për ndikimin në mjedis. Projekti po zhvillohet në një zonë me biodiversitet të ndjeshëm dhe me status të shumëfishtë mbrojtjeje, ndërsa banorët dhe ekspertët paralajmërojnë pasoja për ekosistemin dhe komunitetin lokal.

Rrjolli kundër resortit: Banorët në betejë për tokat e trashëguara

Në bregdetin e Rrjollit, në Velipojë, familje që kanë tokë të trashëguar ndër breza po përballen me një investim strategjik që ka nisur punimet në zonë. Banorët kanë dalë në protesta për të kundërshtuar projektin, ndërsa çështja e pronësisë mbetet ende pa një përgjigje përfundimtare nga institucionet.