Netët e muzikës klasike, “shuarja” e bienales në 20 vjetorin e krijimit
20 vite pas edicionit të parë të bienales “Netët e muzikës klasike”, që zhvillohej në Durrës, ju mbyllën dyert nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Durrës. Organizatori dhe violinisti me famë ndërkombëtare, Florian Vlashi, tregoi në një intervistë për vështirësitë me të cilat u përballën në këtë vit jubilar dhe për nevojën që publikut t’i jepet mundësia për ndjekjen e aktiviteteve artistike cilësore.