Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi, Leka Bungo
Të mërkurën ndërroi jetë regjisori dhe skenaristi i njohur, Leka Bungo. Ai mbylli sytë në moshën 81-vjeçare duke lënë pas gjurmë artistike edhe si aktor.
Të mërkurën ndërroi jetë regjisori dhe skenaristi i njohur, Leka Bungo. Ai mbylli sytë në moshën 81-vjeçare duke lënë pas gjurmë artistike edhe si aktor.
Në një automjet që qëndronte prej tre vitesh i pazhdoganuar në Portin e Durrësit u gjetën të fshehura 3 armë zjarri dhe një sasi municoni luftarak, ndërkohë që destinacioni ka qenë Republika Demokratike e Kongos.
“Defender Europe 25”, një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në kontinent, i udhëhequr nga trupat amerikane përfshirë vendet anëtare të NATO-s edhe partnerët e saj, zhvilloi një simulim në ujërat territoriale të vendit tonë, rreth 6 milje larg Portit të Durrësit.
Rreth 120 nxënës nga Shqipëria dhe të tjerë nga nëntë vende të ndryshme të botës u bënë pjesë e një ngjarje kulturore me në fokus trashëgiminë lokale. Të rinjtë krijuan një film të shkurtër duke përcjellë mesazhe mbi indentitetin, kujtesën dhe të ardhmen e përbashkët, i cili u prezantua për publikun në kuadër të “Odisesë së Kinemasë Pozitive”.
Policia e Durrësit arrestoi 7 persona, ndër ta disa eksponentë të krimit të organizuar në vend dhe që ishin shpallur në kërkim prej kohësh nga autoritetet italiane dhe ato vendase, përfshirë Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili”.
Muzeu Arkeologjik në Durrës do të jetë gati për të pritur vizitorët vetëm në vjeshtën e këtij viti, teksa kanë kaluar 2 vite nga afati i përfundimit të punimeve. Ndërsa punonjësit e Qendrës Muzeore Durrës dhe arkeologët e Institutit të Arkeologjisë vijojnë të qëndrojnë në kontejnerë.
Shkatërrimi i disa grupeve kriminale nga SPAK është pasuar nga fuqizimi i bandave të tjera, që ishin shumë aktive në periferinë e Durrësit, duke intimiduar votuesit më 11 maj dhe duke i orientuar në subjektet politike të lidhura me ta.
Veprat e artistëve durrsakë më të njohur janë bërë bashkë në një ekspozitë që është hapur në Galerinë “Nikolet Vasia” dhe do të presi publikun deri më 19 maj. Ekspozita e titulluar “Pranverë” po tërheq vëmendjen e publikut sepse përfshin edhe punimet e kolosëve të pikturës durrsake ndër dekada.
Ambasada suedeze në vendin tonë u prezantua të martën në Durrës me aktivitetin e saj, disa prej markave më të njohura suedeze në botë, si edhe me disa prej projekteve të financuara prej saj në qytetin bregdetar.
Anija muze “Art Explora”, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve në Durrës gjatë 10 ditëve të qëndrimit të saj në portin e qytetit. Ajo ndërmori turneun kulturor mesdhetar që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe në Durrës u vizitua nga mbi 35 mijë persona.