Kur uji menaxhohej: Mësimet e harruara të Durrësit

Javën e kaluar, uji mbërriti në Durrës jo si shi, por si ndëshkim. Rrugët u zhdukën nën baltë, shtëpitë u dëmtuan përtej riparimit nga uji dhe familjet protestuan pasi patën dëmtime në pronat e tyre. Në mes të kaosit, një jetë humbi tragjikisht në mes të përmbytjes.

Karnavalet e Polenës: Festa e harruar e Shqipërisë

Para tre ditësh, në fshatin Polenë, Korçë, u festua një nga festat më të mrekullueshme të juglindjes së Shqipërisë: Karnavalet e Polenës. Megjithatë, përtej simbolikës së pasur dhe frymës vendase, kjo festë mbetet pothuajse e harruar.

Protestë në Durrës pas përmbytjeve

Një marshim-protestë qytetare u zhvillua në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, pas përmbytjeve të fundit që lanë dhjetëra banesa nën ujë. Banorët kërkuan përgjegjësi dhe reagim institucional, duke akuzuar keqmenaxhimin urban dhe korrupsionin si shkaktarë kryesorë të situatës, ndërsa paralajmëruan vijimin e protestave, në mungesë të një reagimi nga autoritetet vendore.

Flamur rus, naftë venezueliane: SHBA ndalon cisternën në Atlantikun e Veriut

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një cisternë nafte të lidhur me Venezuelën në Atlantikun e Veriut, e dyshuar për shkelje të sanksioneve ndërkombëtare. Ndërsa SHBA e cilëson operacionin si zbatim të ligjit, Moska e ka kritikuar veprimin si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa nga Karakasi mungon ende një reagim zyrtar.

Durrësi paralizohet nga përmbytjet, qyteti në alarm

Reshjet intensive të shiut kanë përmbytur rrugët dhe qindra banesa, ndërsa shkollat janë mbyllur dhe trafiku është devijuar në disa akse. Për shkak të situatës, anulohet edhe rituali i hedhjes së kryqit.

Platoni: Dija si shpëtim

Platoni u formësua nga kriza e Athinës dhe nga dënimi i Sokratit, të cilin e pa si dështim të drejtësisë demokratike. Kjo përvojë e shtyu drejt kërkimit të një rendi politik të bazuar te dija. Me teorinë e formave dhe alegorinë e shpellës, ai shpjegon ndarjen mes dukjes dhe së vërtetës dhe rolin çlirues të filozofit.

Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik

Praktika ekonomike e investitorëve strategjikë iu shitet shqiptarëve si motor zhvillimi. Në realitet, ajo ka shërbyer si mekanizëm për transferimin e pasurisë publike drejt interesave private, pa prodhuar mirëqenie për familjet shqiptare dhe pa ndikuar në rritjen e ekonomisë produktive.

Buxheti 2026: Shpenzime të fryra dhe shtet më i madh

Buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të lartë të shpenzimeve publike dhe një rol më të zgjeruar të shtetit në ekonomi, i nxitur nga PPP-të dhe investimet publike, por ngre pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë fiskale, produktivitetin dhe ndikimin në sektorin privat.