Dezinformimi shëndetësor: “Pandemia” që vazhdon

Frika nga vaksinat, e ushqyer nga informacioni i paverifikuar, po ndikon gjithnjë e më shumë vendimet e prindërve për vaksinimin e fëmijëve. Por kur këto narrativa përhapen përtej rrjeteve sociale dhe hyjnë në familje, komunitete dhe institucione, pasojat nuk janë më individuale, por prekin shëndetin publik.

Bordi i Paqes dhe Shqipëria: Dezinformimi për sigurinë

Ftesa ndaj kryeministrit Rama për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, një organizatë e themeluar nga Presidenti Trump, u trumpetua nga mediat në Shqipëri si arritje e udhëheqjes së Ramës. Në realitet, pjesëmarrja e Shqipërisë, e përqafuar publikisht nga kryeministri ynë, nuk përfaqëson rol të veçantë apo vendimmarrës.

Rrjeti i gazetarëve kritikon gjuhën e Kryeministrit ndaj Klodiana Lalës

Rrjeti “SafeJournalists” ka kritikuar gjuhën e Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala, duke theksuar se pyetjet kritike nuk u shoqëruan me përgjigje institucionale. Sipas rrjetit, zhvendosja e debatit drejt sulmit personal dobëson debatin publik dhe ushtron presion ndaj gazetarisë.

Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik

Praktika ekonomike e investitorëve strategjikë iu shitet shqiptarëve si motor zhvillimi. Në realitet, ajo ka shërbyer si mekanizëm për transferimin e pasurisë publike drejt interesave private, pa prodhuar mirëqenie për familjet shqiptare dhe pa ndikuar në rritjen e ekonomisë produktive.

Inteligjenca Artificiale në shërbim të mashtrimit, rriten rastet e dezinformimit shëndetësor   

Artikuj të manipuluar që citonin aktorin Agron Llakaj duke promovuar një produkt dobësimi kanë nxitur reagime për abuzime me inteligjencën artificiale. Fotot e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale përdorën imazhin e tij për qëllime mashtruese, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla përbëjnë një formë të re dezinformimi që rrezikon besimin publik dhe shëndetin e qytetarëve.

Sfidat e gazetarëve lokalë në betejën me narrativat dezinformuese

Në Durrës gazetarët lokalë, aktivistët dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile u bashkuan për të analizuar sfidat e dezinformimit dhe presionin me të cilin përballen aktorët vendorë. Gjatë një trajnimi u theksua rëndësia e verifikimit të informacionit dhe u ofruan mjete konkrete për të rritur besueshmërinë gjatë raportimit.