Amfiteatri i Durrësit, informacionet e reja dhe rindërtimi 3D hedhin dritë mbi strukturën antike
Një ekip studiuesish vendas dhe të huaj prezantuan në Institutin e Arkeologjisë gjetjet e reja mbi historinë, përdorimin dhe funksionet e strukturës më të madhe antike në Durrës, amfiteatrit të ndërtuar në periudhën romake. Kërkimet sollën edhe rindërtimin e aspekteve volumetrike dhe të të gjithë strukturës përmes formatit virtual “3D”.