Shqipëria në zemër të “Giro d’Italia”

Turi prestigjioz i çiklizmit “Giro d’Italia” për herë të parë në historinë 108-vjeçare nisi nga Shqipëria dhe mblodhi 184 çiklistë nga vende të ndryshme të Evropës, në një garë që nisi me etapën e parë nga Durrësi drejt Tiranës. Çiklisti danez Mads Pedersen e mbylli garën në vendin e parë në kryeqytet.  

Qytetarët në Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora

Dy nga sheshet kryesore të Durrësit, Shëtitorja “Taulantia” dhe “Liria”, u kthyen në arenë sportive dhe festive të premten në qytetin bregdetar, i cili mikëpriti një ndër ngjarjet më të rëndësishme çiklistike evropiane, “Giro d’Italia”. 

Aktiviteti mori vëmendjen e vizitorëve në Durrës. Foto: Media Amfora
Aktiviteti mori vëmendjen e vizitorëve në Durrës. Foto: Media Amfora

Aktiviteti u çel në orën 11:00 të paradites, ku në sheshin “Taulantia” organizatorët prezantuan skuadrat pjesëmarrëse dhe historikun e kësaj gare të rëndësishme evropiane. I gjithë sheshi u mbush me çadrat e skuadrave pjesëmarrëse ku u shpërnda informacion, produkte promovuese rreth kësaj ngjarje sportive, më e madhe e organizuar ndonjë herë në vendin tonë. 

Ekipet shqiptare u bashkuan me "Giro d’Italia". Foto: Media Amfora
Ekipet shqiptare u bashkuan me “Giro d’Italia”. Foto: Media Amfora

Në orën 13:00 sportistët pjesëmarrës pedaluan një nga një dhe në grupe përmes qendrës së qytetit, për tu mbledhur të gjithë së bashku në afërsi të Plepave, ku nisi edhe zyrtarisht gara.   

184 çiklistë përshkruan një itinerar që përfundoi në kryeqytet me etapën e parë të garës, e cila u fitua nga çiklisti danez Mads Pedersen. Kjo ngjarje shënon një moment historik për vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme sportive ndërkombëtare.  

Ekipet në Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora
Ekipet në Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora

Veç ditës së premte kur etapa e parë përfundoi në Tiranë, më 10 maj etapa e dytë me karakter kronometri do të zhvillohet e gjitha në kryeqytet.  Giro d’Italia ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për banorët e Durrësit, por edhe turistët e huaj që kanë ardhur këto ditë në qytetin bregdetar. Kësaj gare i janë bashkuar edhe çiklistët shqiptarë. 

Ekipet përshkruan Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora
Ekipet përshkruan Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora

Ky është edicioni i 108 i këtij kompeticioni unik ndërkombëtar dhe për Shqipërinë është hera e pare që mirëpret këtë aktivitet të rëndësishëm. Ajo do të përmbyllet të dielën, më 11 maj në Vlorë, në një etapë kodrinore që përshkon bregdetin dhe zonat përreth.  

Qytetarët në Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora
Qytetarët në Bulevardin Epidamn. Foto: Media Amfora

Ajo u themelua në vitin 1909, me qëllim promovimin e gazetës italiane, “La Gazzetta dello Sport”, e cila edhe sot mbetet organizatore e saj dhe fituesi i parë ishte italiani Luigi Ganna.