Përditësimi i fundit: 25 qershor 2020

Amfora Media Group është shumë e angazhuar në përmbushjen e *Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (PSK) në raport me aksionarët e saj, punonjësit dhe shoqërinë. Aktiviteti ynë mediatik e mbështet këtë qasje dhe përdor si indikator edhe dokumentin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, hartuar nga Kombet e Bashkuara.

Punonjësit e Amfora Media Group përveç përfitimeve nga qasja e PSK-së angazhohen edhe për përmbushjen e saj në raport me shoqërinë dhe aksionarët.

Ne jemi të angazhuar kryesisht në përmbushjen e objektivit të parë të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, që është “Pa varfëri”, objektivit të dytë, “Zero uri”, objektivit të pestë, “Barazi gjinore”, objektivit të gjashtë, “Uji i pastër dhe kanalizime”, objektivi i dhjetë, “Zvogëlimi i pabarazive”, objektivi i njëmbëdhjetë, “Qytete dhe komunitete të ndryshueshme” dhe objektivi i gjashtëmbëdhjetë, “Paqe, drejtësi, institucione të forta”.

Amfora Media Group është fokusuar tek këto objektiva duke i pasur në fokus të shërbimeve mediatike që ofron dhe organizon apo i bashkohet aktiviteteve në terren që adresojnë këto nevoja.