Na tregoni për urat në vendlindjen tuaj

Media Amfora ju fton të tregoni për urat e vendlindjes suaj, që mund të jenë në zona urbane apo rurale dhe në të cilat keni kujtime, apo që edhe sot vijoni t’i përdorni në përditshmërinë tuaj.

Urat nuk përbëjnë vetëm vepra arti në inxhinierinë rrugore, por njëkohësisht janë pjesë e jetesës së përditshme,në qytetin apo në fshatin në të cilin jeni lindur dhe ku mund të ketë pasur një apo disa ura që lehtësonin kalimin e lumit.

Në Shqipëri shumë prej urave trashëgohen që nga periudha e mesjetës dhe kanë mbërritur në ditët e sotme të ruajtura në gjendje të mirë në një pjesë të tyre dhe të tjera kanë nevojë për restaurim.

Por sado e re apo e vjetër që të jetë një urë, ajo shërben edhe si një mjet komunikimi, duke lehtësuar jo vetëm kalimin, por edhe tregtinë, arsimimin dhe vetë zhvillimin e jetës urbane apo rurale. Ne duam të mësojmë për kujtimet tuaja që mund të jenë pjesë e së kaluarës apo edhe e së tashmes, duke rrëfyer për urat në zonën ku banoni.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe në “X”: @AlAmfora.

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 14 korrik 2024, ora 23:59.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109