Dezinformimi politik dhe propaganda anti-SPAK

Dezinformimi politik konsiderohet një fenomen mjaft i perhapur në shoqërinë shqiptare. Me analistin Ergys Mërtiri diskutuam dezinformimin politik dhe propagandën anti-SPAK në politikë, media dhe më gjerë.

Dezinformimi politik vijon të mbetet një sfidë serioze për hapësirën publike në Shqipëri, duke ndikuar mënyrën se si qytetarët informohen dhe formojnë besimin e tyre ndaj institucioneve. Narrativat manipuluese, propagandat e organizuara dhe interpretimet e shtrembëruara të zhvillimeve politike shpesh krijojnë konfuzion në opinionin publik dhe dobësojnë besimin te proceset demokratike.

Në këtë episod të emisionit “Diskuto”, analisti Ergys Mërtiri flet mbi format e dezinformimit politik dhe propagandës anti-SPAK që qarkullojnë në politikë, media dhe në hapësirën publike.

Diskutimi ndalet te mënyra se si këto narrativa prodhohen dhe përhapen, ndikimi që ato kanë në perceptimin e qytetarëve për drejtësinë dhe institucionet, si edhe rëndësia e adresimit të këtij fenomeni për të mbrojtur besimin publik dhe funksionimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ekipi realizues

Producent: Geri Emiri

Ideja dhe moderimi: Ruel Domi

Video-produksioni: Ekipi i Medias Amfora