Alesia Xhogu
Është shkrimtare, eseiste dhe autore nga Durrësi, e angazhuar në fushat e filozofisë, psikologjisë dhe simbolizmit ekzistencial. Në vitin 2025 publikoi librin poetiko-filozofik "Silentium", ndërsa krijimtaria e saj është botuar në media dhe revista letrare në Shqipëri dhe Kosovë. Paralelisht me veprimtarinë letrare, ajo është fokusuar edhe në filozofinë gjermane, edukimin dhe marrëdhënien ndërmjet letërsisë shqipe bashkëkohore, moralit, filozofisë dhe zhvillimit shpirtëror të individit.