Kampionati Kombëtar i U20 në basketboll për meshkuj, Teuta dhe Kamza përballen në finale
Kampionati kombëtar i U20 në basketboll për meshkuj ka mbërritur në finalen e madhe, ku dy skuadrat që janë përballur mes tyre ishin Teuta dhe Kamza. Ndeshja e të rinjve në basketboll përfundoi me rezultatin 77-87 në favor të Kamzës.

Pamje nga ndeshja e zhvilluar mes Kamzës dhe Teutës. Foto: Media Amfora
Fundjavën që lamë pas u luajt në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës finalja e Kampionatit Kombëtar të U20 në basketboll për meshkuj, ku u përballën Teuta dhe Kamza.
Dy skuadrat që luajtën mes tyre arritën rezultatet më të mira në këtë kampionat. Ndeshja kishte ritëm të lartë loje dhe të dy ekipet luajtën fort, duke kërkuar fitoren.
Ishte një takim ku loja e fortë dhe shpirti i garës nuk munguan për asnjë moment dhe përfundoi me rezultatin 77-87 pikë për ekipin e Kamzës. Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë sezon për kampionatin e U20-ës.
Në këtë kampionat djemtë e U20-ës të Teuta Basket realizuan 18 fitore në 20 ndeshje të lujatura dhe zunë vendin e parë në sezonin e rregullt në një rrugëtim që tregoi karakter dhe sakrificë.