Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore 

Ndërtimi i ujësjellësëve për investimet strategjike ka vënë në pikëpyetje keqpërdorimin e burimeve natyrore dhe ka nxitur reagimin e banorëve që shohin rrezik për furnizimin e tyre me ujë. Mes kundërshtimit në terren dhe qëndrimeve zyrtare që i paraqesin këto projekte si zhvillim, uji shndërrohet në vijë ndarëse mes komuniteteve lokale dhe modelit turistik që po imponohet.