Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve të “Focus Media Group”

Gjykata e Tiranës vendosi se ndërhyrja e shoqërisë shtetërore “KAYO” dhe Policisë së Shtetit në ambientet e “Focus Media Group” ishte joproporcionale dhe urdhëroi kthimin brenda 24 orëve të pajisjeve dhe dokumenteve të gazetarëve. Vendimi theksoi rëndësinë e mospengimit të punës së medias për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.

Harta e re e plazheve shkaktoi debate në Këshillin Bashkiak të Durrësit

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi hartën e përgjithshme të plazheve për sezonin veror të këtij viti, gjatë mbledhjes së radhës që u shoqërua me diskutime të gjera dhe debate. Në rendin e ditës u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për komunitetin, si procesi i rindërtimit pas tërmetit dhe transportit publik.

Dosja 5D, Gjykata shpall fajtorë zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli fajtorë zyrtarët e bashkisë së kryeqytetit, por dha dënime minimale duke vendosur në shërbim prove titullaren e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi, dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që akuzohen se krijuan avantazhe dhe privilegje për kompaninë  e njohur si 5D.