Kur restaurimi mohon identitetin

Restaurimi i Rrugës “Naim Frashëri”, pjesë e Qendrës Historike të Pogradecit ka zëvendësuar heterogjenitetin e portave, dritareve, materialeve dhe detajeve arkitektonike me një gjuhë të standardizuar. Nën një imazh më të rregullt dhe koherent, janë zbehur shtresëzimet historike, individualiteti i ndërtesave dhe gjurmët e kohës që formonin identitetin e rrugës.

Forumi publik për TID Durrës: Alarm për transparencën dhe trashëgiminë kulturore 

Forumi publik i organizuar nga Qendra Amfora solli në një tryezë ekspertë, aktivistë dhe banorë të zonës historike të Durrësit, të cilët ngritën shqetësime mbi transparencën e projektit, ndikimin urban dhe pasojat sociale për komunitetin lokal. Diskutimet u përqendruan te mungesa e konsultimeve të plota, rreziku për trashëgiminë kulturore dhe nevoja për përfshirje reale të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Transformimi urban i Durrësit

“Zëri i Kulturës” / Episodi 10 Banorët e Durrësit dhe vizitorët shpesh herë flasin për transformimin e qytetit pas viteve’ 90 dhe mundohen të kuptojnë se përse ky ndryshim e ka lënë shumicën e qytetarëve të pa kënaqur, me trashëgiminë kulturore të dëmtuar dhe me shtimin e volumit të betonit. Media Amfora mësoi nga 94 … Continued