I miratuar prej 7 vitesh: 46% e akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë ende papërfunduar
KLSH zbuloi se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) nuk ka hartuar apo miratuar ende 46% të akteve nënligjore të Ligjit për Trashëgiminë, i miratuar në vitin 2018. Ndërsa edhe rekomandimet e lëna nga misionet e UNESCO-s nuk merren në shqyrtim nga MEKI dhe nuk adresohen në autoritetet e tjera.