Tuma e Kamenicës, trashëgimia prehistorike e Shqipërisë

Tuma e Kamenicës është një prej monumenteve prehistorike më të mëdha e më të rëndësishme në Shqipëri. Ajo ndodhet në Qarkun e Korçës dhe ka shërbyer si varrezë e një komuniteti rural që jetoi mes epokës së Bronzit dhe Hekurit. Gërmimet arkeologjike të viteve 2000-2007 zbuluan më shumë se 400 varre, qindra skelete dhe mijëra objekte, duke na treguar shumë për jetën, aktivitetin dhe të përditshmen e këtij komuniteti.