Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Projekti për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Pasqyrave ka krijuar pasiguri për dhjetëra familje që prej vitesh kanë legalizuar banesat dhe bizneset e tyre. Banorët e fshatit Manastir pranë Ksamilit, pretendojnë se një “hartë e kuqe” e cila qarkullon në mënyrë informale, ka bllokuar legalizimet dhe investimet, ndërsa projekti turistik parashikon ndërhyrje që do të rrafshonin një pjesë të konsiderueshme të fshatit.

Aksidenti fatal në ish-Kënetë dhe një histori shkeljesh 

Aksidenti në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, përfshiu një drejtues në gjendje të dehur dhe me shkelje të përsëritura, ndërsa pas ngjarjes u pezulluan drejtues të policisë vendore. Aksidenti ndodhi në ish-Kënetë, një zonë që nuk u bë kurrë “Durrësi i ri” siç është premtua ndër vite, ku mungesa e sigurisë rrugore e bën rrezikun për këmbësorët të vazhdueshëm.

Nga errësira në dritë: Dy restauratorë përballë ikonave shekullore të Beratit

Në Laboratorin e Restaurimit të Veprave të Artit në Berat, dy specialistë me mbi 20 vite përvojë punojnë me durim për t’i rikthyer qytetit ikonat shekullore, pjesë e trashëgimisë kulturore. Përballë qindra veprave në pritje, puna e tyre mbetet një garë e heshtur me kohën për të ruajtur pasurinë e një qyteti të mbrojtur nga UNESCO.

Në pritje të ujit: Jeta me çizme dhe thasë rëre në Durrës

Në Durrës përmbytja nuk erdhi me kulmin e shiut. Ajo erdhi më pas, kur uji gjeti rrugën drejt shtëpive. Në Porto-Romano, banorët thonë se kjo është hera e parë që uji nuk u ndal në oborr, por hyri brenda, duke dëmtuar gjithçka dhe duke ngritur dyshime për mosfunksionimin me eficiencë të hidrovorit të qytetit.

Ishulli i Sazanit, postblloku turistik i Vlorës

SHËNIME UDHËTIMI/ Qytetin e Vlorës e ka shoqëruar historikisht pamja me detin Jon që shtrihet përpara, duke u bashkuar me ujërat e Adriatikut dhe një gjuhëz tokësore në horizont, Gadishulli i Karaburunit, që duket sikur i është shkëputur një copë, për të formuar Ishullin e Sazanit. Me tu shkëputur nga kalata, anija i nënshtrohet rrymave … Continued

Arkeologët zbulojnë misterin e tempullit të Artemisës

Pas 18 vitesh punë, duke inventarizuar dhe restauruar mbi 6 ton terakota, monedha dhe enë qeramike të zbuluara në Durrës në vitin 1970, një grup arkeologësh dhe studiuesish shqiptaro-francez kanë arritur të pagëzojnë tempullin për të cilin këto objekte ishin dhuruar. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Kodra e Dautës në Durrës, pranë të cilës ngrihet prej dekadash Fabrika … Continued