Ndahet nga jeta regjisori emblemë i filmit shqiptar, Piro Milkani
Të shtunën në mbrëmje ndërroi jetë në kryeqytet mjeshtri i kinemasë shqiptare, Piro Milkani. Ai u shuajt në moshën 86-vjeçare për shkaqe shëndetësore dhe la pas një kontribut të gjerë artistik në kinematografinë shqiptare, me të paktën regjinë e mbi 20 filmave artistikë dhe dokumentarëve.