Përmbytja u pasua me dezinformim për dëmtimin e rrugëve
Përmbytja e 6 janarit në Durrës u shoqërua me dëmtime në disa segmente rrugore, të cilat u justifikuan publikisht si pasojë e reshjeve të shiut. Sipas ekspertëve të ndërtimit, ky shpjegim është i paplotë dhe krijon keqinformim, pasi shiu dhe përmbytjet nuk dëmtojnë rrugët e ndërtuara sipas standardeve, por nxjerrin në pah probleme ekzistuese teknike dhe strukturore.