Rrënojat e Kishës së Shën Markut, dëshmi e terrorit ndaj besimit
Nën Kalanë e Vaut të Dejës, rrënojat e Kishës së Shën Markut dëshmojnë një histori qëndrese. E shkatërruar me dinamit gjatë fushatës ateiste të vitit 1967 dhe e restauruar sot si monument, ajo mbetet një nga dëshmitë më të veçanta të arkitekturës mesjetare dhe kisha e vetme e stilit gotik në Shqipëri.