Qyteti me nëntokën muze

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 16 Deri më sot kemi dëgjuar për muze nëntokësor apo për qytete të nëndheshme, por jo për të gjithë nëntokën e një qyteti të shpallur muze. Video e radhës e serisë “Kultura në 1 minutë” trajton një vendim unikal të vitit 1961, ku qeveria e kohës e shpalli të … Continued

5 vite Media Amfora, dedikuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës

Më 11 shkurt Media Amfora shënoi 5 vjetorin e themelimit të saj, duke përfaqësuar sot një media online me fokus raportimin për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore materiale.Si një krijim inovator, Media Amfora lindi filimisht në formën e një punimi diplome nga studenti i gazetarisë në atë kohë,Geri Emiri, në nivelin arsimor “Bachelor”, në “Atelien e … Continued

Media Amfora nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit” të Durrësit

Në 5 vjetorin e themelimit të Medias Amfora, ajo u nderua me titullin e lartë, “Mirënjohja e Qytetit”, dorëzuar nga Shoqata Durrësi Autokton, “Për kontributin në informimin me paanësi dhe profesionalizëm të problemeve në fushën e trashëgimisë kulturore, si edhe ekspozimin e tyre në rajonin e Durrësit”. Mbrëmjen e 11 shkurtit Media Amfora u nderua … Continued

Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion

Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të … Continued

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit: Një monument i harruar pranë qendrës së qytetit

Në qytetin e Elbasanit që prej vitit 2007 dolën në dritë rrënoja të një objekti kulti, përcaktuar si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros”. Pavarësisht gërmimeve arkeologjike të shpeshta, monumenti pret dokumentimin e plotë dhe kthimin në të vizitueshëm. Pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, përbri pedonales dhe fshehur pas një lulishte, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane. … Continued

A ruani ende sende të çmuara të trashëgimisë familjare? Ndani historinë tuaj

Media Amfora kërkon të flasë me qytetarë që zotërojnë sende të çmuara të trashëgimisë familjare apo që i kanë humbur ato me kalimin e viteve, për të mësuar mbi fondet private me vlera artizanale, etnografike dhe historike në Shqipëri.  Në të gjitha rajonet e Shqipërisë, tradita shekullore ka prodhuar veshje, objekte të çmuara, enë, vegla … Continued

“Buzëqesh me 2022”, nisma e bamirësisë në Durrës

Për të pestin vit radhazi të rinjtë, organizatat, qytetarët dhe bizneset në qytetin e Durrësit i janë bashkuar kauzës për të ndihmuar personat në nevojë ekonomike.  Fokusi i nismës së bamirësisë ishte tek familjet në të gjithë qytetin, duke nisur pranë qendrës dhe deri në periferi, në zonën e Spitallës, Porto-Romanos, Ish-Kënetës, Shkozetit dhe Plazhit. 47 familje … Continued