Goditen tentakulat e krimit të organizuar në Durrës

Autoritetet e drejtësisë italiane dhe shqiptare pas një hetimi 5-vjeçar kanë goditur një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në vend, me bazë në Durrës dhe me 3 nëndegë për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kërkim u shpall edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”, së bashku me mbi 40 të dyshuar të tjerë.

Krimi zgjedhor, SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës 

Prokuroria e Posaçme njoftoi se kryeplaku i fshatit Lusen në Kukës dhe një tjetër person janë përfshirë në veprime aktive duke premtuar dhe ofruar shuma monetare për zgjedhësit në disa fshatra, për të votuar në favor të Partisë Socialdemokrate (PSD). Ata janë proceduar penalisht për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sulme dhe frikësime ndaj gazetarëve, media u përball me presione më 11 maj

Në të gjithë vendin u raportuan sulme fizike, kërcënime dhe intimidime ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Policia njoftoi procedimin penal vetëm në një rast, ndërsa agresorët në një pjesë ishin anëtarë të krimit të organizuar. Rrjeti “Safe Journalists Albania” apeloi për ndërhyrjen e agjencive ligjzbatuese dhe hetimin e këtyre ngjarjeve.

Krimi i organizuar aktor përcaktues në votimet e Durrësit

Shkatërrimi i disa grupeve kriminale nga SPAK është pasuar nga fuqizimi i bandave të tjera, që ishin shumë aktive në periferinë e Durrësit, duke intimiduar votuesit më 11 maj dhe duke i orientuar në subjektet politike të lidhura me ta.

Shqipëria në zemër të “Giro d’Italia”

Turi prestigjioz i çiklizmit “Giro d’Italia” për herë të parë në historinë 108-vjeçare nisi nga Shqipëria dhe mblodhi 184 çiklistë nga vende të ndryshme të Evropës, në një garë që nisi me etapën e parë nga Durrësi drejt Tiranës. Çiklisti danez Mads Pedersen e mbylli garën në vendin e parë në kryeqytet.