Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit
Ndërtimi i një resorti e transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010. Kompania nuk respektoi monitorimin arkeologjik dhe u gjet në shkelje nga një vlerësim i UNESCO-ICOMOS. Ndërsa autoritetet e kulturës censuruan dokumentet dhe ndërruan disa herë alibi.