Mbi 950 milionë lekë për mbetjet në Durrës, protestë në Spitallë për grumbullimin pranë banesave
Banorët e Spitallës protestuan të enjten dhe denoncuan se prej vitesh jetojnë mes erës së rëndë dhe mbetjeve të grumbulluara pranë banesave të tyre, në ish-Parkun e Autobusëve. Hapësira është kthyer në një “vendgrumbullim” provizor, megjithëse Bashkia Durrës ka në buxhet mbi 950 milionë lekë për menaxhimin e mbetjeve dhe sipas parashikimeve, duhej të kishte ndërtuar një stacion transferimi.