Përkujtohet në Durrës kontributi i kolonelit holandez Tomson

Në Durrës u organizua një ceremoni përkujtimore në 109 vjetorin e ndarjes nga jeta të kolonelit holandez Lodewijk WJK Thomson, i cili shërbeu  me mision ruajtjen e paqes dhe ndihmoi në përmirësimin e forcave ushtarake të Shqipërisë, deri sa humbi jetën në frontin e betejës, më 15 qershorin e vitit 1914.

Koloneli holandez që dha jetën për shqiptarët

Koloneli holandez Tomson pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake dhe politike. Ai erdhi për herë të parë në Shqipëri më 7 nëntor 1912 dhe u rikthye më vonë.  Tomsoni shërbeu në Shqipëri me mision ruajtjen e paqes dhe ndihmoi në përmirësimin e forcave ushtarake, deri sa humbi jetën 109 vite më parë, më 15 qershor 1914, teksa mbronte Durrësin nga forcat kryengritëse.