Prokuroria dhe gjykata fshehën krimin arkeologjik të Kompanisë Kastrati

Shkatërrimi i një prej simboleve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë në Porto-Romano, gjatë ndërtimit të portit të hidrokarbureve sipas Prokurorisë dhe Gjykatës së Durrësit nuk përbën vepër penale. Pas një hetimi 4 vjeçar, ata u fshehën pas një akt-ekspertize që tregonte një situatë ndryshe nga e vërteta në terren dhe pushuan çështjen ndaj Kompanisë Kastrati.

Monumenti antik “Muret e Portës” propozohet në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra

Pas shkatërrimit të pjesshëm të monumentit “Muret e Portës” në Porto-Romano Durrës, aktivistët dhe organizatat joqeveritare kanë kërkuar që të merren masa për të mbrojtur një pjesë të murit dhe kullës antike me funksion fortifikimi. Monumenti i shekullit V të Erës Sonë u propozua të përfshihet në programin “7 Monumentet më të rrezikuara në Europë”, të Organizatës Europa Nostra.